“Vajza fle të këmbët e djalit me autizëm në një divan me dërrasa”, flet babai i gjyqtares

“Vajza fle të këmbët e djalit me…

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares  Enkelejda Hoxha është shprehur se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë padrejtësi në Gjykata.

Teksa është nisur për në seancë Gjyqësore, babai i gjyqtares tha se se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.

“Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në Gjykatë. Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje, në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ, ajo mori leje për njohjen e avokatit, në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has, ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK, SPAK gjeti shpenzimet, 10 mijë dollarë, kam 4500 firma, i kam të gjitha me dokumente, janë të shtëpisë që duhen paguar urgjent, kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK nat e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan, atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur SPAK, ai djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti se nuk del dot, rri me gjyshen që është bërë sa një dorë njeri.

Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, nipi im ka sot ditëlindjen”, tha Hoxha për Report Tv.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit