Vajza i bën bllok shefit të saj, pasi i shkroi në telefonin personal

Vajza i bën bllok shefit të saj,…

Një vajzë ka vendosur t’i bëjë bllok shefi të saj, pasi ai u përpoq ta kontaktonte në telefonin e saj personal. Këtë gjë vajza e ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok, të cilët e kanë vlerësuar shumë këtë gjest.

Vanessa, e cila përdor TikTok-un e saj për të ndarë këshilla për financat personale, biznesin e vogël dhe karrierën, ka treguar pse vendosi të bllokojë numrin e telefonit të shefit të saj.

“Sapo bllokova numrin e shefit tim në mënyrë që mos mund të më kontaktonte kur unë nuk jam në punë. Unë jam në shtëpi, e sëmurë nga puna sot dhe për disa arsye ai ndjeu nevojën të më shkruante për detyrat e punës”, tha ajo.

Në video, Vanessa vazhdon të shpjegojë se ajo në fakt paguan 45 dollarë në muaj në mënyrë që të ketë një telefon personal dhe të veçantë për punë.

Ajo thotë se pavarësisht se shefi i saj ‘e di që nuk duhet të dërgojë mesazhe në numrin personal’, punonjësja u thotë ndjekësve se ‘ai ende e bënte ndonjëherë’. Kështu që pa pikë dyshimi ajo vendosi ta bllokonte. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit