Pronari i bën maces botoks në stomak, e dobëson 1 kg e gjys për 4 muaj

Pronari i bën maces botoks në stomak,…

“Oscar është një mace tipike; ai hap frigoriferin, vjedh ushqimin që dëshiron dhe shkon vjedhurazi te fqinji për të ngrënë ushqim atje.”

Serhat Pekaydin, një menaxher 39-vjeçar me banim në provincën Aydin të Turqisë, adoptoi Oscarin nga rruga dy vjet më parë.

Por kur kuptoi se oreksi i pazakontë i Oscarit e bëri atë të zhvillonte obezitet me kalimin e kohës, ai dhe veterineri i Oscar vendosën të provonin Botox-in e stomakut tek macja, një procedurë që zakonisht aplikohet tek njerëzit për t’i ndihmuar ata të humbin peshë.

Falë procedurës, e kombinuar me një dietë të përshtatshme për mace, Oscar humbi 1 kilogram e 640 gram në vetëm katër muaj.

Pesha mesatare për një mace si Oscar duhet të jetë rreth 4-5 kilogramë pasi pesha e tepërt mund të jetë vdekjeprurëse për macet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit