Vajza i vdiq në aksident| Babai hakmerret dhe paguan vrasës për të 'eliminuar' tre persona!

Vajza i vdiq në aksident| Babai hakmerret…

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Kumanovë. Një 57-vjeçar është arrestuar dhe ka dalë para gjykatës, pasi bëhet e ditur se si hakmarrje për vajzën e tij që vdiq në aksident, ka paguar persona për të vrarë 3 shtetas. Sipas TV 21, babai i së ndjerës ka marrë vrasës me pagesë për të eliminuar dy persona që ishin në momentin e aksidentit ku ndërroi jetë vajza e tij si dhe shoferin.

Prokuroria Publike Themelore e Kumanovës:

I akuzuari që të kryejë veprën, ka shfrytëzuar borxhin paraprak me para të cilin ai ia ka huazuar më parë njërit nga të denoncuarit, i dëmtuar në rast. Gjegjësisht, i akuzuari ia ka huazuar 50.000 euro të dëmtuarit, për të cilën vlerë në vazhdimësi ka shtuar kamatë, me çka borxhi është rritur në 80.000 euro. Duke shfrytëzuar faktin se i dëmtuari ia ka borxh aq para, i akuzuari gjatë periudhës prill – gusht 2021, në vende të ndryshme të Kumanovës, të dëmtuarit dhe më pas edhe një personi tjetër, gjithashtu i dëmtuar, u ka propozuar që në vend të kthimit të borxhit prej 80.000 euro, borxhin t’ua fal dhe njëkohësisht t’ua japë 40.000 euro. Në kthim të saj, ka kërkuar nga të dëmtuarit t’ua marrin jetën tre personave. Pasi ka parë që nuk ndërrojnë mendje nga oferta, i akuzuari në disa raste, përskaj mjeteve të ofruara për t’i kryer vrasjet e kërkuara, ka filluar që t’i kërcënojë të dëmtuarit për jetë të tyre dhe të familjarëve të tyre. Të dëmtuarit kanë refuzuar të kryejnë vrasjen dhe rastin e kanë paraqitur në polici.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit