“Vajza iu lut të mos na vriste”/ Ish vjerra e Dan Hutrës rrëfen detaje nga masakra e 1 Marsit

“Vajza iu lut të mos na vriste”/…

Dan Hutra nuk është ndalur edhe pse vajza, Elena Hysa i ka kërkuar të ndalojë.

Kështu është shprehur Kujtime Hysa, ish-vjerra e Dan Hutrës e cila ishte një nga të plagosurat e masakrës së datës 1 mars rrëfen detajet e ngjarjes së rëndë.

Teksa ka pak ditë që ka lënë ambientet e spitalit e moshuara rrëfen se pretendimi i Dan Hutrës ka qenë se u denoncua dhe u fut në burg padrejtësisht.

“Ishte ora 12.00. Unë dhe goca e madhe ishim në shtëpi. Nusja dhe goca e vogël dolën jashtë larë makinën. Në ato minuta që po ndërronte goca çunin, erdhi ky. Kishte mbaruar punë me ato dyja jashtë. kur erdhi brenda më tha mua mos lëviz. Nxori thikën dhe më goditi në gjoks. Ju më keni denoncuar, tha. Më goditi me thikë.

Pastaj i gjuajti gocës, pjesën e fytyrës ia hoqi krejt. Pastaj nxori armën automatik, provoi njëherë në sallon a punon apo jo. Mbrapa qëlloi gocën. Goca iu lut, për kokë të djalit ik i ka thënë. Ai shkarkoi automatikun. Doli jashtë më pas. Unë dola me plagë, me gjak dhe kërkova ndihmë. Ishin disa komshinj. Kur kam dalë te dera e shtëpisë goca ishte përmbys mbi timonin e makinës, nusja ne cep të makinës përmbys edhe ajo. Na kanë marrë nja dy të lagjes”, u shpreh ajo.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit