
Dy ditë më parë Migena Kodra mbeti e vrarë nga kunati i saj teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte mama e dy fëmijëve të cilët i la pas, një vajzë 2 dhe një djalë 4 vjeçar.
Mësohet se deri sa gjykata të vendosë se çfarë do të ndodhë me dy të vegjlit, ata do të jenë në përkujdesjen e dajës dhe gjyshërve në fshatin Daias, në Lundër.
Për ta, bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani, nuk ka lidhje me ngjarjen, por qëndron ndryshe situata me prindërit e saj. E njohin si njeri të qetë e punëtor, ndërsa bashkë me të, do të përpiqen të ecin përpara për të rritur nipin dhe mbesën jetime.
Policia e konsideron të zbardhur ngjarjen, me autor Roland Sinanin, i cili fillimisht vrau me një plumb kunatën teksa flinte me të bijën vetëm 2 vjeç dhe më pas me një tjetër qëlloi poshtë nofullës veten.