Një ngjarje romantike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një bisedë e shkurtër ka lënë pas një “mision kërkimi” në rrjetet sociale.
Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me shpresën për të gjetur një djalë simpatik me motor, me të cilin kishte shkëmbyer disa fjalë rreth orës 21:00. Sipas mesazhit të saj, djali, i cili përtej motorit ra në sy edhe për stilin e tij të veçantë të veshjes, konkretisht për shapkat që i quante “fashion”, i tha se banonte në të njëjtën lagje.
Vajza pranon se ishte e gatshme t’i jepte llogarinë e saj të Instagramit, por djali u largua me nxitim, duke e lënë atë me “shijen e hidhur” të një mundësie të humbur. Tashmë, ajo shpreson që përmes këtij postimi, “djaloshi fashion” me motor ta lexojë mesazhin dhe të bëhet i gjallë.
Mesazhi i plotë i ardhur në redaksi:
“Përshëndetje, JOQ! Nëse mundeni, ma publikoni këtë postim. Sonte, rreth orës 21:00, te kompleksi Golden Park, pash një djalë shumë simpatik me motor. Ishte i gjatë, i veshur me shapka (ose “fashion”, siç i quante ai ). Bëmë edhe pak muhabet dhe më tha që rrinte nga lagjja jonë. Une jam vajza që për pak do të të jepja Instagramin, por u largove shumë shpejt dhe mbeta pa ta dhënë.“