Vajza lë punën dhe fiton 25 mijë £ në muaj si sozia e Megan Fox

Vajza lë punën dhe fiton 25 mijë…

Pasi iu tha nga miqtë dhe familja e saj se ajo i ngjan Meghan Fox-it, një vajzë është duke fituar shuma të mëdha parash si sozia e saj. Taylor Ryan punonte si shofere furgoni dhe si bariste për një zinxhir kafenesh kur ishte 20 vjeç. E lodhur nga menaxhimi i të dy punëve, ajo iu drejtua Only Fans për të parë nëse mund të bënte para më shumë dhe më shpejtë.

Ajo vendosi të ndryshojë pak lukun e saj për të parë nëse mund të merrte para duke u dukur si aktorja e Transformers.

Është disi për të qeshur kur them se dukem si Megan Fox. Por njerëzit në TikTok filluan ta thonë dhe të komentonin postimet e mia. Sapo filluan të vinin komentet, fillova të vija më shumë extension në flokë dhe lente në sy”, tha ajo. 

Tashmë 25-vjeçarja filloi të vishte edhe veshje më provokuese dhe pa një rritje të kërkesave që të shfaqej si Fox, raporton Ladbible.

“Klientët e mi paguajnë për të më parë. Një herë dikush më kërkoi të vishja të njëjtën veshje që vesh Megan Fox, reçipeta dhe pantallona të shkurtra xhins. Për këtë kanë paguar 300 dollarë. Shumë prej tyre kërkojnë vetëm që unë të ulem në një makinë topless dhe të luaj me gjoksin tim”, tha ajo. 

Ajo arriti të fitonte 25 mijë £ apo rreth 30 mijë dollarë vetëm në dhjetor dhe tani krenohet për fitimet e saj. 25-vjeçarja është treguar shumë e hapur me miqtë dhe familjarët për profesionin e ri dhe ata e mbështesin plotësisht.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit