Vajza martohet me veten, por i kërkon divorcin vetëm 24 orë pas dasmës

Vajza martohet me veten, por i kërkon…

Një grua që u martua me veten ka nisur procedurat e divorcit, pasi kaloi vetëm një ditë në shoqërinë e saj. Sofi Maure, nga Argjentina, njoftoi dasmën në shkurt duke e shoqëruar edhe me fotot e saj teksa mbante veshur një vello të bardhë. 

Sot, në momentet më të bukura të jetës sime, bleva një fustan nusërie dhe gatova një tortë dasme për t’u martuar me veten time”, tha ajo.

25-vjeçarja, e cila ka më shumë se 500 mijë ndjekës në Twitter dhe Instagram, zbuloi se kishte blerë një fustan nusërie dhe kishte bërë një tortë për të festuar ditën e madhe të martesës. Me gjithë mbështetjen e disa ndjekësve, duket se nusja nuk ishte shumë e përkushtuar ndaj vetes së saj, sepse një ditë më vonë, më 20 shkurt, ajo deklaroi se divorci ishte i pashmangshëm, shkruan Daily mail. 

Përditësim: një ditë jam martuar me veten time dhe nuk duroj dot më, po shoh se si është çështja e divorcit për çdo rast. Kjo është arsyeja pse duhet të mendosh mirë përpara se të martohesh me Sofi-në”, shkroi vajza. 

Përdoruesit e rrjeteve sociale kishin mendime të ndryshme për vendimin e saj, ku disa e mbështesnin Sofinë, ndërsa të tjerë thanë se e gjithë kjo e gjitha ishte bërë për vëmendje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit