Vajza me buzët më të mëdha 'fryhet' me 6 operacione: Nuk po gjej burrë

Vajza me buzët më të mëdha ‘fryhet’…

Shumë vajza janë të fiksuara me kurimin e fytyrës së tyre dhe përkujdesen deri në detajin më të vogël për të arritur perfeksionin, gjë e cila shpesh i bën të ndihen mirë. Kështu është edhe rasti i Andrea Ivanova, nga Bullgaria e cila njihet gjerësisht si vajza me buzët më të mëdha në botë.

Ajo i është nënshtruar një sërë operacionesh estetike në jetën e saj për të arritur qëllimin, që përllogariten në vlerën e 20 000 £. Shpesh vajza bullgare zë titujt kryesorë të revistave për pamjen e saj, teksa së fundmi ajo është përmendur për një ‘çmenduri’!

Ivanova ka kryer 6 procedura kozmetike brenda një dite, edhe pse mjekët e paralajmëruan se mishi i saj do fillojë të kalbet. Sipas modeles ky ishte një ‘eksperiment’ që kishte vendosur ta bënte, edhe pse procesi invaziv i kushtoi 830 £. 26-vjeçarja më herët e ka pranuar se e ka të vështirë për të gjetur dashurinë e saj për shkak të pamjes dramatike, por kjo nuk e ka penguar nga qëllimi për të qenë vajza me buzët më të mëdha në botë.

Në jetën e saj Ivanova ka kryer një sërë trajtimesh dhe operacionesh, që përfshinë formësimin e mjekrës, formësimin e nofullës përfshirë zgjerim dhe zgjatje, përmirësimin e mollëzave dhe zmadhimin e buzëve. Ajo thotë se nuk do të ndalojë, pavarësisht se çfarë mendojnë të tjerët për të!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit