
Përfundimi i lidhjes së dashurisë midis një 28-vjeçare dhe shtetasit Gentjan çipi, ka bërë që ky i fundit të hakmerret në një mënyrë mjaft kërcënuese. Mbrëmjen e së hënës një automjet u gjend i djegur në Korçë, ku fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale. Mirëpo pas disa hetimeve, rezultoi se dy burra ishin shkaktarët e zjarrvenies së qellimshme, ndaj një mjeti tip “Volksvagen”.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Romeo Basholli dhe Gentjan Çipi, të cilët dyshohet se i vunë zjarrin automjetit në përdorim nga një shtetase 28-vjeçare. Gentjan çipi nuk e kishte pranuar ndarjen nga ish e dashura dhe në këtë mënyrë ai kishte shkuar deri në kërcënime ndaj saj, për të mbërritur në djegien e automjetit.
Mësohet se në muajin dhjetor 2022, ai e ka kanosur nëpërmjet telefonit ish të dashurën. Autori i djegies së makinës, ka dashur të rikthehet në lidhjen e dashurisë, gjë që nuk është pranuar nga ana e 28-vjeçares.