Vajza që humbi në pyll kur ishte 6-vjeç tregon se si mbijetoi 2 ditë pa ushqim

Vajza që humbi në pyll kur ishte…

Një grua ka treguar se si mbijetoi dy ditë vetëm në një pyll në moshën 6-vjeçare. Më 29 prill 2001, Haley Zega gjashtë vjeçare shkoi për ecje me gjyshërit e saj në Pyllin Kombëtar Ozark, Arkansas, SHBA. Ajo u nda prej tyre sepse po ndihej e lodhur dhe pasi iu tha se nuk mund të shkonte për të parë një ujëvarë me ta, mori një rrugë tjetër. 

Zega përfundoi e zhdukur për dy ditë, por arriti të mbijetonte pa ushqim dhe pa ujë. Tani 27 vjeç, ajo ka treguar se si mbijetoi. Zega tregon se ajo nuk u panikos dhe qëndroi e qetë. Ajo kujtoi: “Që nga momenti kur humba kisha një energji pozitive. Kishte raste kur nuk do kisha dashur të isha atje dhe netët ishin mjaft të vështira vetëm në errësirë, pa asgjë.“

Megjithatë, 27-vjeçarja pranon se nëse do të ishte më e madhe ajo ka të ngjarë të ulej dhe të qante në vend që të ecte nëpër pyll për të kërkuar ndihmë. “Dhe po të isha më e vjetër do ta dija se sa e rëndë ishte situata dhe të mos lëvizja”, shton ajo.

Duke e gjetur veten të zhdukur në ‘ndoshta zonën më rurale midis Maleve Apalachian dhe Maleve Shkëmbore’ Zega udhëtoi përgjatë lumit Buffalo ‘duke menduar se përfundimisht do ta çonte në një pikë karburanti dhe ajo mund të telefononte prindërit, por nuk ia doli. 

Zega arriti të gjente një shpellë për të fjetur në natën e dytë të zhdukjes. Fatmirësisht, 6-vjeçarja u gjet nga dy burra të quajtur William Jeff Villines dhe Lytle James, të cilët u larguan nga grupi kryesor i kërkimit prej 1000 personash.  Zega thotë se asaj iu dha një Coca-Cola Diet dhe puding me çokollatë nga dy shpëtuesit e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit