Vajza u bë tap me vodka dhe për pak sa nuk humbi këmbët

Vajza u bë tap me vodka dhe…

Një vajzë për pak sa nuk humbi këmbën pas një nate të gjatë ku kishte pirë shumë vodka. Julia Anderson, 36-vjeç, nga Ontario, Kanada, u kthye në shtëpi nga një natë vajzash dhe humbi ndjenjat. Pikërisht atëherë gjërat morën kthesën për keq.

Duke kontrolluar nëse ishte mirë, mamaja Sandra Anderson hyri për të parë Julian dhe u shqetësua se si ajo ishte shtrirë. Kur u zgjua pas disa orësh Julia nuk mund të lëvizte siç duhet këmbët e saj, që i ishin fryrë tepër. 

E shqetësuar se mund të kishte thyer diçka, Julia bërtiti për nënën e saj dhe ata thirrën një ambulancë. Pasi u kontrollua nga mjekët, Julia u diagnostikua me një gjendje të quajtur sindroma e ndarjes, që shkaktohet nga gjakderdhja ose ënjtja brenda një tufe të mbyllur muskujsh. Për të shpëtuar këmbën, asaj iu desh t’i nënshtrohej dializës, transfuzionit të gjakut dhe operacionit të transplantimit të lëkurës. Tashmë tre vjet më vonë, Julia ende lufton për të ecur siç duhet. 

Kur shkova në spital i gjithë trupi im ishte shumë i fryrë. Unë jam e vogël në trup dhe peshoj poshtë 100 kilogramë, por për ta dukesha si një vajzë 140 kg. Unë u thashë atyre ‘djema nuk jam kështu, diçka nuk shkon’.

Unë u futa menjëherë në operacion sepse muskuli im po përkeqësohej dhe lëshonte toksina në qarkullimin e gjakut duke bërë që trupi im të fryhej dhe veshkat e mia të mbylleshin. Pas operacionit të parë, unë isha në kujdes intensiv për dy javë e lidhur me një pajisje për të kulluar lëngun pasi ishte ende në sasi të madhe”, tha Julia. 

Pas pesë javësh në spital, Julia u kthye në shtëpi, ku mbeti e shtrirë në shtrat për tre javë të tjera. Dhe ajo është ende duke u përballur me pasojat e traumës edhe sot e kësaj dite.

Kanë kaluar vite, por ende ndjej sikur këmba ime është në gjumë të lehtë gjatë gjithë kohës, por jam mësuar me të. Unë nuk mund të eci siç duhet në atë këmbë, eci me këmbën time të majtë sikur kam veshur një takë të lartë. Gishtat e mia kanë filluar të përkulen, nuk e di nëse do të më duhet një operacion i mëtejshëm apo nëse mund të bëjnë diçka në këtë pikë”, tha Julia. 

Ajo tani po u kërkon njerëzve që të jenë të kujdesshëm nëse janë jashtë duke pirë me bashkëshortët e tyre, pasi pasojat mund të jenë shkatërruese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit