“Vajzat do të më kenë zili”, Ronela Hajati takohet me yllin meksikan

“Vajzat do të më kenë zili”, Ronela…

Ronela Hajati që pas Eurovizionit u bë shumë e dashur në të gjitha vendet e botës. Së fundmi këngëtarja ka marrë pjesë në një event në Madrid.

Aty ajo ka takuar aktorin e njohur të telenovelave spanjolle, William Levy. Ronela ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa. “Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët.

Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit