"Vajzat e ekranit joshen nga paratë e kriminelëve" | Hajdarmataj: Me rrogën që kanë nuk blejnë “Audi Q7”

“Vajzat e ekranit joshen nga paratë e…

Arben Hajdarmataj i cili dikur mbante postin e ish-drejtuesit të policisë në vendin tonë, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Në fjalën e tij, Hajdarmataj ka deklaruar se në përgjithësi vajza të ndryshme të ekranit joshen nga grupet kriminale për shkak të parave që kanë.

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj:

Në përgjithësi është një tendencë për shkak të joshjes nga paratë e mëdha, të pozicionit në publik, kanë dëshirë që të futen në këto organizata. Një vajzë e shoë bizit , nuk dua të ofendoj njeri por një gazetare me rrogën e vet nuk do të blejë dot një Audi Q7, nuk mund të ketë një shtëpi në Bllok. Ajo mund të jetë e bukur, por këto mundësi ekonomike nuk i ka, që të jetë në top listë ngatërrohen me grupet kriminale. Grupet kriminale nuk do të thotë që kryejnë vrasje, janë tek pastrimi i parave, tek trafikimi, tek mashtrimi, tek shfrytëzimi i prostitucionit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit