
Pamjet e rënda të një sherri mes disa vajzave të mitura kanë mbërritur në redaksinë tonë.
Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në Mamurras dhe vajzat moshatare janë 14-vjeçare, por në shkolla të ndryshme.
Shkak i këtij sherri, kapje për flokësh dhe tërheqje zvarrë nëpër rrugë, është bërë një sherr i ndodhur më parë mes njërës prej vajzave dhe shoqes së tjetrës.
Kjo e fundit kur ka marrë vesh se shoqen ia kanë rrahur ka vendosur të marrë hak dhe ta rrahë 14-vjeçaren në mes të rrugës madje duke i kërkuar të thotë më fal.
Për fat të keq, raste të tilla po shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë, duke krijuar një atmosferë shqetësuese për të ardhmen e shoqërisë.
Një shoqëri e dhunshme, që normalizon përplasjet dhe agresionin, krijon individë të dhunshëm, që shpeshherë e shohin grushthin si mjetin më të lehtë për të zgjidhur problemet. Për të ndaluar këtë spirale dhune, është e nevojshme një bashkëpunim i ngushtë mes prindërve, institucioneve arsimore dhe shoqërisë në përgjithësi.