
Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues ngacmimi fizik në transportin publik të linjës Sauk/TEG dhe Vilat Gjermane, ku një person i njëjtë, sipas saj, është përfshirë në sjellje të papërshtatshme ndaj vajzave të reja që udhëtojnë me urban.
“Ky person afrohet shumë pranë vajzave, qëndron ngjeshur me to, i prek dhe i ndjek, edhe nëse ato përpiqen të largohen. E kam përjetuar vetë dhe sot e pashë duke e bërë të njëjtën gjë me dikë tjetër”, shprehet denoncuesja, e cila ka kërkuar të mbetet anonime.
Sipas saj, ngjarja është e përsëritur dhe siç duket në foto personi në fjalë qëndron ngjitur me vajzat duke i prekur dhe ngacmuar.
Ajo i bën thirrje vajzave që përdorin këtë linjë të jenë të kujdesshme dhe institucionet përgjegjëse, veçanërisht policia dhe autoritetet e transportit publik, të marrin masa për të garantuar sigurinë e udhëtarëve, sidomos të vajzave dhe grave.
Denoncimi i qytetarit:
“Doja te njoftoja nje rast qe me ka ndodhur personalisht para ca kohesh dhe tani e pashe me dike tjeter. Ky person qe perdor transportin publik te Sauk/Teg ose Vilat Gjermane ngacmon gocat fizikisht sic shfaqet ne foto. Dua ta beni publike qe cdo vajze qe e sheh kte postim ta kete parasysh. Faleminderit. Anonim te lutem! Te afrohet dhe rri ngjeshur, te prek dhe te ndjek edhe nese leviz pak ne urban. Sic shihet tek fotoja me gocen, ne momentin qe kam kapur foton ishte larguar pak se po ndalonim ne stacion po gjithe kohes qendron ngjeshur me ty”