Vàksina anti-CÔVID falas për qytetarët në Maqedoninë e Veriut/ Sigurohet nëpërmjet Polonisë

Vàksina anti-CÔVID falas për qytetarët në Maqedoninë…

Maqedonia e Veriut ka arritur që të sigurojë vàksinën duke e përfituar nëpërmjet Polonisë që është një vend i BE.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se është nënshkruar marrëveshja pas ofertës së ambasadorit polak dhe Polonia vàksinat që do marrë një pjesë do ia shesë Maqedonisë së Veriut.

Filipçe siguron se për blerjen e vàksinave do të angazhohet buxheti i qeverisë dhe se ajo do të jepet falas për qytetarët.

BE ka porositur fillimisht 400 milionë vàksina nga kompania prodhuese fàrmaceutike AstraZeneca.

Pritet që furnizimi të fillojë në fund të vitit 2020 pasi vàksina është në fazat e fundit të testimit.

Vàksina të cilën BE shpreson ta përdorë e ka krijuar Universiteti i Oksfordit dhe ka filluar provat në korrik.

/Gazetaatdheu/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit