Vaksina kineze me shumë pikëpyetje mbi efektshmërinë, Rama: Kemi sjellë sasinë më të madhe

Vaksina kineze me shumë pikëpyetje mbi efektshmërinë,…

Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se në Rinas ka mbërritur një sasi e madhe e vaksinës kineze, Coronavac. Bëhet fjalë për një sasi prej 340,000 dozash, të cilat do të administrohen në vendin tonë, në një kohë që interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar duket se ka qenë në zbritje.

Postimi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë

Shumë vende janë duke diskutuar mbi efektshmërinë e vaksinës kineze, e cila duket se mbetet hapa pas sa i takon krijimit të imunitetit, në krahasim me vaksinat e tjera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit