Vaksina ruse krijon polemika globale, edhe në Moskë disa media i dalin kundër Putinit

Vaksina ruse krijon polemika globale, edhe në…

I bujshëm ishte lajmi dje ku Vladimir Putin deklaronte se Rusia kishte prodhuar vaksinën për koronavirusin, dhe se për pak ditë do ishte gati për t’u konfirmuar.

Por, edhe brenda shtetit të tij ka agjensi lajmesh që nuk i besojnë fjalëve të presidentit rus.

Agjensia ‘Fontanka’ bëri të ditur se vaksina e Putin ishte testuar vetëm mbi 38 persona, ndërsa kishte shkaktuar edhe efekte anësore si dhimbje, enjtje apo temperaturë.

Vaksina ruse u regjistrua pas vetëm 42 ditëve kërkim dhe efektiviteti i saj është i panjohur sipas agjenisë së lajmeve ruse.

Tashmë mbetet të shihet nëse vërtetë do të ketë efekt vaksina për të cilën pretendon Putin, dhe nëse do e nxjerrë vërtetë para perëndimit, ku po punohet mbi qindra vaksina.

Ndërkohë, debat ndezi edhe deklarata e Putin ku shprehej se vaksinën e kishte provuar një nga vajzat e tij.

Siç pretendohet, vajza në video është një vullnetare që po merr vaksinën, dhe jo vajza e Putinit.

Nga burimet e marra rezulton se ajo video është e vjetër dhe ka qene e publikuar dhe më parë se Rusia të zbulonte vaksinen.

Një kërkim i ‘Reverse Image’ bëri që dilte hapur se video në Youtube, i përket datës 26 qershor 2020. dhe Natalia është thjesht një vullnetare.

https://streamable.com/05a8a5

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit