Vaksina ruse/ Ministri i Shëndetësisë: Javën e ardhshme, në dispozicion të mjekëve

Vaksina ruse/ Ministri i Shëndetësisë: Javën e…

Të tjera zhvillime vijnë nga Rusia që ka njoftuar se ka gati vaksinën anti-COVID.

Vaksina ruse antiCOVID-19 do të vihet në dispozicion të personelit mjekësor brenda javëve të ardhshme, tha sot ministri rus i Shëndetësisë, Mikhail Murashko, një ditë pas regjistrimit të saj.

“Në dy javët e ardhshme, paketat e para të vaksinës së koronavirusit do të shpërndahen, para së gjithash, për mjekët”, tha ai, cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Njoftimi i djeshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, për regjistrimin e një vaksine antiCOVID-19 ngjalli shumë skepticizëm, me ekspertët që paralajmëruan se provat klinike duhej të ishin kryer për një periudhë më të gjatë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit