Vaksina të bën steril? Shokon mjeku shqiptar me përgjigjen

Vaksina të bën steril? Shokon mjeku shqiptar…

Vaksinimi me detyrim në vendin tonë por dhe në botë vijon të mbetet një çështje problematike pasi ka qendrime të ndryshme për këtë situatë

Shumë qytetarë nuk pranojnë të vaksinohen pas lajmeve të publikuara në lidhje me efektet anësore që mund të ketë vaksina dhe një ndër to është edhe steriliteti tek meshkujt

Kirurgu i njohur Ëngjëll Bejtaj duke folur në një emision televizi tha se janë të turpshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin.

Mjeku tha se ditët e sotme ka sharlatanë që thonë se po u vaksinove mbetesh steril, por sipas tij kjo nuk është fatkeqësi e madhe.

‘Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë. Ka sharlatanë që thonë se po u vaksinove mbetesh steril, por edhe sikur të ndodhë kjo nuk do të ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote, por kjo nuk ndodh’, u shpreh mjeku.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit