Vaksinat kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës janë thuajse gati

Vaksinat kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës…

Miliona jetë mund të shpëtohen nga një sërë vaksinash të reja për një sërë sëmundjesh, përfshirë kancerin, thonë shkencëtarët.

Moderna, kompania farmaceutike që krijoi vaksinën e koronavirusit, po zhvillon vaksina kundër kancerit që synojnë të kurojnë edhe lloje të ndryshme tumoresh.

Dr. Paul Barton, shefi mjekësor i kompanisë farmaceutike Moderna, tha se ai beson se kompania do të jetë në gjendje të ofrojë trajtime të tilla për “të gjitha llojet e sëmundjeve” në vetëm pesë vjet.

Ne do ta kemi këtë vaksinë, do të jetë shumë efektive dhe do të shpëtojë qindra mijëra, nëse jo miliona jetë. Unë besoj se do të jemi në gjendje të ofrojmë vaksina të personalizuara kundër kancerit, për shumë lloje të ndryshme të tumorit, për njerëzit në mbarë botën”, tha Dr. Barton.

Ai tha gjithashtu se infeksionet e shumta të frymëmarrjes do të mbulohen nga një vaksinë, që do të thotë se grupet e cenueshme do të mbrohen nga koronavirusi, gripi dhe virusi respirator sincicial (RSV) me një injeksion të vetëm. 

Përveç kësaj, trajtimet e bazuara në teknologjinë mRNA do të jenë të disponueshme për sëmundje të rralla, për të cilat aktualisht nuk ka ilaçe. Terapitë e bazuara në mRNA tregojnë qelizat se si të prodhojnë proteina, e cila nga ana tjetër aktivizon përgjigjen imune të trupit kundër sëmundjeve.

Unë mendoj se do të kemi trajtime të bazuara në mRNA për sëmundje të rralla që deri më tani kanë qenë të patrajtueshme dhe mendoj se në 10 vjet do të jeni në gjendje të identifikoni shkakun gjenetik të një sëmundjeje dhe të rregulloni problemin, duke përdorur teknologjinë e bazuar në mARN”, tha Dr. Barton.

Por shkencëtarët paralajmërojnë se përparimi i përshpejtuar i arritur në tre vitet e fundit do të humbasë nëse nuk mbahet një nivel i lartë i financimit të kërkimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit