Vaksinat: USA dhe UK cigare me hashash gratis të rinjve që vaksinohen

Vaksinat: USA dhe UK cigare me hashash…

Në UK, disa kompani kanë nisur një sërë nismash dhe ofertash kushtuar të rinjve që zgjedhin të vaksinohen. Promovime që qeveria britanike mbështeti menjëherë, duke njoftuar partneritete të mëtejshme në këtë aspekt.

Kompania e taksive Bolt do të ofrojë udhëtim falas në qendrat e vaksinimit, ndërsa konkurrenti Uber do të ofrojë zbritje për të sapo vaksinuarit të cilët tregojnë një certifikatë. Qëllimi është rritja e numrit të vaksinuarve.

Britanikët, nuk janë të vetmit që kanë menduar të stimulojnë të rinjtë: në SHBA, spikat fushata “Joint for jabs” – përkthyer “një cigare hashash për një vaksinë. “- nisur rreth një muaj më parë në shtetin e Uashingtonit, ku kanabisi është i ligjshëm.

Në thelb, në një përpjekje për të promovuar fushatën e imunizimit, bizneset e licencuara të kanabisit me pakicë u lejuan përkohësisht të ofrojnë një cigare falas për këdo që bën dozën e parë ose të dytë të vaksinës.

Por edhe shtete të tjera nuk ngelen pas: ka nga ata që ofrojnë birra dhe ata që ofrojnë një biletë llotarie. Ky është rasti i Hong Kongut i cili, përveç një dite pushimi nga puna, ka vënë për shpërblim një makinë dhe një shtëpi.

Izraeli, pionier i fushatës së vaksinimit në masë, u ofron të rinjve pica, birra ose pjata tipike. Dhe Dubai po përpiqet gjithashtu të joshë vaksinuesit e mundshëm me kuponë zbritje në restorante.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit