Vaksinën, në asnjë mënyrë! Cako, u tregon shqiptarëve ilaçet që duhet të mbajnë në shtëpi... për të luftuar COVID-19

Vaksinën, në asnjë mënyrë! Cako, u tregon…

I deklaruar si një prej drejtuesve të lëvizjes “No-Vax” (kundër bërjes së vaksinës së koronavirusit me detyrim), studiuesi dhe publicisti Alfred Cako, ka dhënë një tjetër lajm me rëndësi për të gjithë shqiptarët.

Anti-konspiracionisti Cako, u ka treguar të gjithë shqiptarëve se cili duhet të jetë seti me ilaçe që ata duhet të kenë në shtëpitë e tyre, për të luftuar këtë virus.

Cako e cilëson koronavirusin si një plan për të zhdukur njerëzimin, gjë për të cilën ai thotë se do të nisë me bërjen e vaksinës së koronës të detyrueshme nga qeveritë e shumë shteteve.

Ai fton shqiptarët që të mbajnë në shtëpitë e tyre disa nga medikamentet të cilat luftojnë sipas tij koronavirusin, të cilat janë mbështetur fort dhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Duke paraqitur portofolin e barnave imediate, Cako ka prezantuar edhe fazat e përdorimit të këtyre ilaçeve.

Ja postimi në Facebook i studiuesit Alfred Cako:

“Nga fillimi ne fund; mbajini ne dollap keto;…

Faza 1- Aspirine, Zink, vitamine C, Vitamine D, Z-Pac (antibiotic);

Faza 2- Cortizon;

Faza 3 – Hidrochloroquine;”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit