Vaksinim i detyruar për punonjësit e shëndetësisë, Franca paralajmëron pezullim nga puna për të pavaksinuarit

Vaksinim i detyruar për punonjësit e shëndetësisë,…

Franca ka shtrënguar masat për personat që refuzojnë të vaksinohen. Vaksinimi për punonjësit shëndetësor është bërë i detyrueshëm.

Data 15 shtator është afati i fundit për ta që të kenë së paku një dozë të vaksinës. Ata që nuk vaksinohen, përballen me pezullim të pagës ose nuk mund të punojnë.

Sipas qeverisë franceze, masat e miratuara nga Parlamenti janë të nevojshme për të mbrojtur pacientët dhe publikun nga rritjet e reja të numrit të të infektuarve.

Më shumë se 113,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Francë. Rreth 300,000 punonjës të kujdesit shëndetësor – që përfaqësojnë 10 për qind të totalit në Francë – janë ende të pavaksinuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit