Vaksinimi i fëmijëve/ Altin Goxhaj: Ky është genocid nga treshja Rama- Soros- Bourla

Vaksinimi i fëmijëve/ Altin Goxhaj: Ky është…

Kauza e Altin Goxhajt për ti thënë  ‘stop’  vaksinimit  të fëmijëve vijon, teksa ditën e sotme avokati i njohur ka bërë një deklaratë përmes një postimi në rrjetin e tij sociaol Facebook. Në postimin e tij, Goxhaj u bën thirrje prindërve shqiptarë që të mbledhin mendjen dhe të mos vaksinojnë fëmijët, ndërsa shprehet se ky proces i vaksinimit, është genocid nga treshja Rama- Soros- Bourla.

Postimi i Altin Goxhajt:

Prindër shqiptarë mblidhni mëndjen:

FILOI GENOCIDI NDAJ 600.000 FËMIJËVE SHQIPTARË SIPAS MARËVESHJES SË RAMËS ME DREJTORIN E PFIZER PAS TAKIMIT TË TIJ ME SOROSIN!

Reagim i Aleanca Për Mbrojtjen e Jetës

Ja pra ne që merremi me teori konspirative!

A ju thamë pse erdhi Shefi i Pfizer pas takimit të Ramës me SOROS dhe pse klyshët e Soros dalin në TV duke bërë propagandë pro vaksinimit të fëmijëve dhe për censurë ndaj ne kundërshtuesve? Për vaksinimin pjesë pjesë të 600.000 fëmijëve shqiptarë 0-18 vjeç!

Dhe ju e dini që fëmijët nuk kanë asnjë arsye të vaksinohen por halli nuk është është virusi por që atyre tu futet në trupin e tyre ajo gjëja që ne nuk e dimë se çfarë është dhe as çfarë efektesh afatgjata ka!

Ja pra sot doli vendimi i Qeverisë:

1. Fëmijët 16-18 vjeç (nxënësit e gjimnazeve) do të vaksinohen me 3 doza, fillimisht ata që kanëm sëmundje shoqëruese dhe pastaj të shëndetshmit!

2. Fëmijët 12-15 vjeç (nxënësit e shkollave 9 vjeçare) do të vaksinohen fillimisht ata me sëmundje shoqëruese pastaj dhe të tjerët.

3. Fëmijët do të vaksinohen me vaksinën anticovid me pretekstin e vaksinave të tjera duke ua futur në mes të të tjerave!

Lajmi i plotë zyrtar i sotshëm!

FILLOI VAKSINIMI I FËMIJËVE 12-18 VJEÇ!

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino:

“Gjithashtu sot do të nisë aplikimi dhe marrja e vaksinës dhe të grupmosha mbi 16 vjeç, ndërsa fëmijët mbi 12 vjeç do i nënshtrohen vaksinimit me autorizimin e prindërve dhe vetëm nëse kanë probleme shëndetësore.”

Bino ka dhënë detaje rreth vaskinimit tek fëmijët, duke theksuar se “vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç ku fillimisht do vaksinohen ata që kanë sëmundje kronike.”

Sa i përket dozës së tretë Bino tha se do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet.

“Vaksinimi i fëmijëve 12 deri në 15 vjeç do të ndodhë për fëmijët që kanë sëmundje shoqëruese si, astma, sëmundje kronike të zemrës, kancer, etj. Këta janë fëmijët që do vaksinohen të parët. Po ashtu për grupmoshën 16 deri në 17 vjeç së pari do të vaksinohen ata të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese. E vetmja vaksinë e aprovuar për fëmijët është Pfizer. Natyrisht aplikimi I vaksinës do të kryhet sipas udhëzimeve. Do të merren dy doza dhe më pas edhe doza e tretë. Kjo vaksinë do të kryhet me miratimin e prindërve.”

“Në formular është shtuar edhe vendi për firmën e prindërve. Tek fëmijët vaksinimi anti-covid me vaksinat e tjera mund të kryhet njëkohësisht pa një afat kohor të caktuar. Për vetë faktin se vaksinat anti-covid nuk janë vaksina me virus të gjallë. Janë të përgatitura ndryshe. Kemi shifra sesa fëmijë do të marrin vaksinën në radhë të parë. Nuk është një numër I madh, pasi të mbarojmë me këtë kategori të fëmijëve, do të vaksinojmë edhe fëmijët e shëndetshëm.”

“Sa i përket dozës së tretë do të ketë një kalendar vaksinimesh, pasi kjo është një sëmundje e re që ende po monitorohet. Për covidin kemi studime që tregojnë se pas 6 muajsh zbehet imuniteti kështu që duhet të bëhet edhe një dozë tjetër.”

PRINDËR QË NUK PRANONI TË DORËZONI FËMIJËT TUAJ!

BËHUNI GATI PËR PËRBALLJE!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit