Komiteti i Ekspertëve miraton përdorimin e vaksinës tek fëmijët: Nis nga data 1 Nëntor

Komiteti i Ekspertëve miraton përdorimin e vaksinës…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur  që në datën 1 Nëntor të nisë vaksinimi për personat mbi 16 vjeç si dhe fëmijët nga moshat 12-15 vjeç, të cilët vuajnë nga sëmundje të tjera. Për kryerjen e vaksinës nga kjo moshë, do të duhet leja e prindërve të tyre dhe me rekomandim nga mjeku i familjes.

Gjithashtu Komiteti i Ekspertëve rekomandon që nga data 1 Nëntor të nisë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës te personat mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës.

Rakacolli:

Komiteti i Ekspertëve mendon se nuk ka nevojë për shtrëngimin e mëtejshëm të masave. Komiteti i Vaksinimit rekomandon që prioritet të jetë mbulimi me dozën e parë dhe të dytë opër personat që nuk janë vaksinuar. Personat mbi 60 vjeç duhet të bëjnë dozën e tretë të vaksinës, jo më herët se 6 muaj nga doza e dytë. Fëmijët mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar, me lejen e prindërve, dhe me rekomandimin e mjekëve. Do të ftojmë për vaksinim dhe fëmijët nga 12-15 vjeç, që kanë sëmundje imunitare, në bazë të rekomandimeve dhe të mjekëve të familjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit