Vaksinimi/ Manastirliu: Lidhuni me mjekun e familjes ose bëni kërkesë në E-Albania

Vaksinimi/ Manastirliu: Lidhuni me mjekun e familjes…

Ministrja Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të lidhen me mjekun e familjes në mënyrë që të mësojnë se kur do të jetë radha e tyre për të marrë vaksinën anti-Covid.

E pranishme në sheshin “Skënderbej”, ku ka nisur dita e dytë e vaksinimit, Manastirliu tha se mund të bëjnë edhe kërkesë në E-Albania.

“Procesi i vaksinimit ka nisur normalisht. Do ta përfundojmë këtë betejë. Po vijojmë me synimin për të arritur vaksinimet që kemi vënë synim. Duhet të theksoj se të gjithë qytetarët që duhet të vaksinohen dhe duan të dinë se kur u vjen radha për tu vaksinuar, duhet të lidhen me mjekun familjar ose të bëjnë një regjistrim në E-Albania. Procesi po monitorohet dhe për efektet anësore. Ne e dinim që do të vinte shumë shpejt dita që do të arrinim këtu. Që në momentin e nisjes së pandemisë, kemi ecur me planin e veprimit, me strategji. kemi kapacitete për të arritur deri në 15 mijë të vaksinuar në ditë, në varësi të vaksinës, do ta rrisim numrin,”- tha Manastirliu.

Sot është dita e dytë e vaksinimit masiv në Shqipëri. Pas vaksinimit të 11,478 personave në sheshin Skëndërbej, të tjerë të moshuar do të presin në radhë për të bërë vaksinën anti covid.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit