"Brenda 10 muajve do të vaksinojë 100% të shqiptarëve!" Goxhaj 'plas' deklaratën e Ramës

“Brenda 10 muajve do të vaksinojë 100%…

Vaksinimi me detyrim është bërë tashmë një çështje e cila ka ngritur shumë pikëpyetje, teksa Altin Goxhaj vijon ende me thirrjet e tij për protestë. Ndërkohë para dy orësh, Altin Goxhaj, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje për tubim sot në orën 18:00 te Sheshi Nënë Tereza. Ndërsa apelon që të bashkohemi në protestën që shpëton fëmijët, Goxhaj  poston edhe një deklaratë të Edi Ramës, i cili në OKB, premton vaksinimin e të gjithë shqiptarëve. Goxhaj shprehet se Rama ka në plan që brenda 10 muajve, të vaksinojë 100% të shqiptarëve.

Postimi i Goxhajt:

RAMA PREMTON NË OKB: DO TI VAKSINOJ 100% TË GJITHË SHQIPTARËT BRENDA 10 MUAJVE! Ja pse duhet të rezistojmë fort: Ata e kanë ndarë mendjen! Brenda 10 muajve, Qeveria do të vaksinojë 100% të shqiptarëve, edhe foshnjat e gjirit! E tha vetë Rama në OKB pasi takoi Gjyshin Soros! Ndaj këta të PD pop pëllasin se duhen vaksinuar që tani fëmijët 5vjeç, që të fitojnë pikë me zellin vrasës tek Ata Lart për bashkëqeverisje!!! Ndaj mos harro! Sot në 18:00 te Sheshi Nënë Tereza bashkohu me ne në Protestën e vetme që të shpëton: #JoVaksinimit me detyrim #MbroFëmijën tënd!

https://fb.watch/8eMEAKghSb/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit