Vaksinimi me detyrim i studentëve, Goxhaj: Po u vjedhin para me testin PCR, duhet të jetë falas

Vaksinimi me detyrim i studentëve, Goxhaj: Po…

Gjatë ditës së sotme janë shënuar incidente në vitin e ri akademik, teksa studentët e pavaksinuar, janë ndaluar të futen në auditore. Kjo ka sjellë përplasje dhe kundërshtime, teksa studentët kanë nisur protesta.

Një pjesë e këtyre të fundit, kanë protestuar në universitetin Politeknik, ndërsa kërkonin të hynin në mësim të pavaksinuar. I pranishëm në mbështetje të studentëve ishte edhe avokati Altin Goxhaj i cili tha se do të bënte edhe kallëzim penal pasi janë kryer shkelje të rënda të diskriminimit.

Avokati Altin Goxhaj: 

Jam njoftuar që dje në darkë nga studentët të cilët janë në një situatë absurde. Por sot ndodhi ajo që ne donim, Qartazi ata janë frikësuar nga kërcënimi për protestë. Loja e tyre është si macja me miun. Do ju thoja që protestët çdo ditë do jenë gati për protestë nëse nuk do lejohen të hyjnë në auditore.

Pra sot ata kanë ndryshuar agjendën e tyre. Ne kemi vendosur që prej ditës së sotme të firmosim për të rrëzuar aktin normativ të ministres. Kemi ardhur të kërkojmë edhe mbrojtje nga Komisioneri Kundër Diskriminimit pasi këtu kemi diskriminim të pastër pasi shteti ka mohuar të drejtën e studentëve për të hyrë në rastin kur e kanë kaluar virusin dhe kanë imunitet.

Kjo është vepër penale dhe të gjitha do kallëzohen penalisht së bashku me sekretaret dhe rojet e universiteteve sepse janë bërë pjesë e krimeve kundër njerëzimit pasi nuk njohin aftësinë e studentëve që sigurohet pasi kanë kaluar virusin.

Unë si avokat po ju them me përgjegjësi të plotë, se këta kanë shkelur të drejtën e studentëve për t’u arsimuar.

A duhet ofruar falas testi PCR?

E them me plot gojë se cdo student e ka të paguar këtë test me anë të kartës së siurimeve shëndetësore. Ata po vjedhin studentë duke ja akorduar këta para laboratoreve private.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit