Vaksinimi në Berat, 210 mësues të gjashtë shkollave vihen në radhë për të marrë dozën e parë të Astrazeneca

Vaksinimi në Berat, 210 mësues të gjashtë…

Ditën e sotme do të vaksinohen mësuesit e gjashtë shkollave në qytetin e Beratit, mësohet se vaksinimi po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”.

Mësuesit janë lajmëruar nga Drejtoria Vendore Arsimore një natë më parë, dhe të gjithë janë paraqitur në këtë shkollë për të marrën dozën e parë të vaksinës.

Këta mësues do të vaksinohen me dozat e Astrazeneca që erdhën mbrëmjen e të shtunës në aeroportin e Rinasit. Konkretisht do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”.

Në total, janë 210 mësues që presin në radhë për të marrë dozën e parë.

Vijon…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit