Vaksinimi në Shqipëri/ Rama: Dozat i morëm nga një vend i BE, po të prisnim Covax do ishim akoma duke pritur!

Vaksinimi në Shqipëri/ Rama: Dozat i morëm…

Sot do të nisë vaksinimi në vendin tonë kundër Covid-19.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisën Ogerta Manastirliu,  në daljen për mediat, para fillimit të vaksinimit tha se dozat që do të përdoren sot ia janë dhënë Shqipërisë nga një vend mik brenda BE.

Rama tha se nuk është Greqia vendi që i ka dhuruar vaksinat për një vend tjetër që nuk është i autorizuar të tregoj emrin.

Ndër të tjera Kreu i Qeverisë tha se gjithë arritja dhe marrja e vaksinën para kohë është falë punës diplomatike.

Sakaq, edhe një herë ‘sulmoi’ BE-në duke thënë se ajo mendoi vetëm për vete dhe nuk ndihmoi vendet e tjera.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot është një ditë e veçantë sepse nisim jetësimin e fushatës ‘Shqipëia buzëqesh’ me vaksinimin anti Covid. Jam së bashku me ministren e cila do të bëjë një panormaë të strategjisë dhe planit të vaksinimit ndërkohë që ndihem vërtet i lehtësuar për faktin se jo vetem kemi arritur në kushte aspak të lehta të garantojmë 500 mijë dozat e para të Pfizer, por edhe të sigurojmë fillimin para afatit falë marrëdhënieve bilaterale që sikundër edhe këtë e kam bërë me dije janë kyçe në këtë proces të cuditshëm, ku fatkeqësisht strategjia dhe drejtimi nga BE për tu investuar në skemën e Covax ka rezultuar që të jetë ende sot që flasim një drejtim i papërcaktuar në kohë. Pavarësisht angazhimit me Covax, nëse do të qëndronim në pritje të Covax do ishim akoma duke pritur dhe nuk dihet sa do zgjaste kjo pritje. Ne jemi angazhuar me kanale tjera sic bëne edhe vende tjera. Ja kemi dalë të kontaktojëm në Neë York me Pfizer dhe të hapim negociata dhe një kohësisht kemi hapur katër kablae bilaterale me katër vendet.

Rezultati sot prej një kanali të BE nuk jam i autorizuar ta bëjë me dije dhe kjo për shkak të kërkesës së tyre. Meqë është thënë krej gabimisht se është Greqia, mund të them se nuk është Greqi. Jemi në kontakt sepse ne kemi sot të siguruar rrugën e vaksinës me doza të parashikuara. Qëllimi ynë është që të rrisim ndërkohë kapacitetin vaksinues duke rritur prurjet e vaksinës së shpejti duke hapur edhe AstraZeneca. Ky është funksionim krejt normal. Nëse do të shikoni sesi BE e ka konceptuar këtë process në momentin që mendon për veten e vet. Ka proces ku një vend X është i gatshëm të japë një pjesë sepse nuk i përdor menjëherë dhe ato t’i shes. Për fat të mirë në gjithë kanalet nuk ka negociata për cmime është i njëjti. Ka kanale ku veprohet me këmbim. Është e gjitha një punë që zhvillohet si një bursë por ndryshon që nuk lëviz çmimi. Ky është një rezultat i diplomatikës. Dhe natyrisht edhe respektim që kemi krijuar në kto vite tek partnerët tanë. Në një garë lypsaj për vendin, unë jam pretendent për vendin e parë./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit