Vaksinohen 500 policët e parë tek Air Albania, Rama inspekton procesin

Vaksinohen 500 policët e parë tek Air…

Shqipëria shënon sot ditën e shtatë e vaksinimit masiv në vendin tonë! Efektivët e policisë në të gjithë vendin do të nisin të marrin sot vaksinën anti-COVID. Procesi ka nisur nga Tirana në stadiumin ‘Air Albania’ ku është përdorur vaksina kineze Sinovac.

Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” kanë mbërritur kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

500 efektivë policie, kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë marrë dozën e parë këtë të shtunë në ambientet e stadiumit Air Albania.

Për 13 muaj pandemi si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 28 punonjës policie, ndërsa të infektuar deri më tani në total janë regjistruar më shumë se 2 mijë efektivë.

Gjatë ditës së djeshme janë kryer 17.023 vaksinime në të gjithë vendin ku mes tyre dozën e parë të Sinovac e morën edhe dhjetra gazetarë të terrenit.

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit