Valë protestash për përplasjen e trenave/ Mitsotakis: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Valë protestash për përplasjen e trenave/ Mitsotakis:…

Protestat masive që po zhvillohen prej javësh e kanë detyruar qeverinë greke të planifikojë zgjedhje të parakohshme. Lajmin e ka bërë të ditur  kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një intervistë televizive.

“Unë mund t’ju them me siguri se zgjedhjet do të mbahen në maj,” tha Mitsotakis. Duke premtuar se çdo kush do të mbajë përgjegjësin që i ngarkohet për atë çka ndodhi.

Mandati katërvjeçar i qeverisë konservatore skadon në korrik dhe Mitsotakis, por protestat e një pas njëshme po shkaktojnë shumë trazira pas katastrofës më të rëndë hekurudhore të Greqisë më 28 shkurt.

Aksidenti ndodhi në Larisa, ku një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën kokë më kokë. Si pasojë humbën jetën 57 persona dhe kjo ngriti zemërim tek populli ndaj qeverisë.  Edhe sondazhet tregojnë që opozita po ngrihet dhe mbështesnit e qeverisë janë dobësuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit