Valixhen plot me kokainë dhe futet në piceri, bien në pranga katër shqiptarë në Itali. Ja çfarë zbuloi policia gjatë aksionit

Valixhen plot me kokainë dhe futet në…

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane të Xhenovas, nën akuzën e trafikut të drogës.

Mediat italiane shkruajnë se dy prej të arrestuarve janë vëllezër njëri 29 dhe tjetri 38 vjeç, pronarë të një picerie në Piazza Rossetti alla Foce, si dhe dy bashkëkombës të tjerë të moshës 41 dhe 49 vjeç, me banim në Novara dhe Alessandria.

Hetimet

Hetimet nisën pas disa denoncimeve të bëra nga disa banorë të zonës, të cilët ishin mërzitur nga zhurmat e shkaktuara nga disa klientë të restorantit.

Më pas policia vendosi të ushtronte kontroll tek piceria ku u panë shumë persona si klientë dhe mes tyre edhe shqiptari që jetonte në Aleksandri, i cili i ngjalli dyshime policisë.

Policia ka njoftuar se dyshimet u shtuan kur shqiptari hipi në një makinë me pronarët e picerisë. Nga kontrolli u vu re se disa persona, klientë të picerisë, të cilët ishin emra të njohur për policinë.

Në mbrëmjen e datës 30 maj, shqiptari i arrestuar me vendbanim në Novara u takua jashtë restorantit me bashkatdhetarët e tij dhe pronarët e picerisë.

Policia e cila e vëzhgonte takimin e tyre në distancë vuri re se shqiptari mori një zarf nga një prej vëllezërve, i cili e vendosi atë në makinën që ishte e parkuar.

Më pas ai eci për pak metra me makinë drejtë picerisë dhe doli nga automjeti me një çantë dhe hyri në piceri.

Më pas policia vendosi të ndërhynte dhe në momentin e parë gjetën valixhen me një kilogramë kokainë, të fshehur prapa banakut.

Duke marrë parasysh sasinë e kokainës dhe praninë e një personi nga Piemonte me rolin e mundshëm të “korrierit”, policia vazhdoi hetimet.

Hetimet çuan në identifikimin e furnizuesit të dyshuar të drogës, në të arrestuarin shqiptar që jetonte në Aleksandri.

Si rezultat i operacionit policia gjeti dhe sekuestroi 2.500 euro në para dhe disa telefona celularë.

/tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit