Valixhja e zezë ose 'Topi bërthamor', si funksionon ‘arma’ që mban me vete çdo President amerikan

Valixhja e zezë ose ‘Topi bërthamor’, si…

E keni menduar ndonjëherë se një valixhe mund të mbajë brenda aq shumë rrezikshmëri?

Kjo që po ju sjellim, quhet “Nuclear Football”, dhe është versioni i disa viteve më parë ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.

Sekretet e sekreteve

Trump aty zbulon cilat janë operacionet e fshehta të qeverisë amerikane.

Ku dhe si janë përdorur dronët.

Gjithashtu sheh edhe betejat elektronike ndaj armiqve të SHBA-së.

Ai mund të njihet edhe me emrat e agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si edhe me teknikat e përgjimit.

Ai mëson edhe për operacionet e fshehta të CIA-s.

Më pas janë çështjet administrative: Presidenti do të informohet për grupet e disidentëve jashtë të mbështetur nga qeveria amerikane.

Ata luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.

Valixhja

Presidenti është i vetmi që ka autorizim për urdhërimin e përdorimit të armëve bërthamore.

Ajo vjen pas aktivizimit të kodeve speciale sipas rregullave të valixhes, që mban emrin Football.

Është fjala për valixhen e famshme me lëkurë të zezë, që e ndjek presidentin në çdo lëvizje.

5 anëtarë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane e ruajnë në çdo moment.

Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një sulmi atomik.

Butoni i kuq?

Nëse keni idenë se brenda ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, e keni gabim.

Valixhja në pjesën më të madhe ka letra.

“Black Book”, ose libri i zi, është dokumenti më i rëndësishëm aty.

Një manual i luftës atomike, me 75 faqe, që përshkruan çdo objektiv të mundshëm.

Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një liste me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti, në rastin e një sulmi bërthamor.

Po ashtu edhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.

Valixhja peshon 20 kg, dhe ka një bazë alumini.

Transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.

Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim.

Ai ndihmon për t’u vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore.

Kjo lidhet me qendrën ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit