Valles së burrave të Devollit u hapet rruga për tu bërë pjesë e listës së UNESCO-s

Valles së burrave të Devollit u hapet…

Valles devolliçe i është hapur rruga për tu bërë pjesë e listës së UNSECOS. E konsideruar ndryshe edhe si thesar i folklorit më të madh në vend, është shpallur së fundmi “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale”.

Për vite me radhë kjo valle e burrave të Devollit është luajtur në çdo gëzim familjar, eveniment dhe moment të rëndësishëm, ndërsa në vitin 1957 në Festivalin Ndërkombëtar të folklorit në Moskë, midis 135 vendeve, grupi i Valles Devolliçe fitoi Çmimin II-të.

Agron Kordalli djali i një prej valltarëve që interpretuan në Rusi vazhdon të ruajë këtë traditë dhe e përcjell edhe tek brezat e rinj ndërsa shpjegon se kjo valle që është simbolikë e mirënjohjes së njeriut për tokën ndryshon nga të tjerat.

Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë dhe mbetet një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare.

Por në UNESCO është edhe pasuria kombëtare, xhubleta, e krahinës Kelmend-Dukagjin. Dosja e dijebërjes artizanale të xhubletës është pranuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tashmë është pasuri e gjithë njerëzimit. Prodhimi i xhubletës tradicionale me të gjithë parametrat e saj ka ndalur në vitet ’50 apo ’60. Të prodhohet një xhubletë kërkonte 6 deri në tetë muaj.

Xhubleta në trajtë kambane, e valëzuar në pjesën e pasme, ruan fort mirë në kohë lufte identitetin e kombit shqiptar, nëpërmjet motiveve edhe simboleve të ndryshme, që tregojnë besimin në Zot edhe bukurinë e femrës malësore. Veshja konsiderohet unike për shkak të formës, strukturës dhe mënyrës se si është zbukuruar me grep.

Po ashtu, në UNESCO është futur edhe trasnumaca, tradita e shtegtimit të bagëtive. Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Sipas kësaj traditë të lashtë, me ardhjen e verës barinjtë i zhvendosin bagëtitë drejt bjeshkëve për të kullosur, ndërsa ky rit shoqërohet edhe me këngë pastorale, festë apo kulinari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit