Vanessa Bryant i prek të gjithë, gjen një letër dashurie nga Kobe në ditëlindjen e saj

Vanessa Bryant i prek të gjithë, gjen…

Kanë kaluar tre muaj nga koha kur Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, humbën jetën pas një aksidenti me helikopter. Ditën e djeshme bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë, Vanessa, festoi 38-vjetorin e lindjes dhe pavarësisht se ai nuk është më nuk mungoi një dhuratë nga Kobe.

Vanessa tregoi se ajo kishte gjetur një letër dashurie të Kobe dhe e kishte ruajtur për ta lexuar në ditëlindjen e saj. Ajo publikoi në rrjete soiale një foto të zarfit, të cilin e kishte mbuluar me duar dhe shkroi: “Dje gjeta një zarf që thoshte: Për dashurinë e jetës sime nga Papi yt”. Vanessa ka shtuar se brenda tij ka gjetur një imazh shumë domethënës.

“Prita që të hapja një letër më shumë në ditëlindjen time. Ishte diçka për të cilën po prisja me padurim sot. Si për ironi Kobe kishte vendosur një vizatim të një engjëlli që më mbante mua në krahë. Më mungon dashuria e jetës sime dhe vogëlushja ime e ëmbël. Mirënjohëse që u zgjova me 3 vajzat e mia sot. Do të doja të ishim të gjithë bashkë!”, ka shkruar bashkëshortja e basketbollistit të ndjerë.

Në 1 maj do të festonte ditëlindjen e 14-të edhe Gianna, ndaj në nder të saj  Vanessa iu kërkoi familjarëve dhe fansave të visheshin me të kuqe, sepse ajo ishte ngjyra e preferuar e vajzës së saj.

Kujtojmë se Kobe dhe vajza e tij ndërruan jetë së bashku me 7 persona të tjerë në 26 janar pas përplasjes së helikopterit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit