Fshirja e greqishtes nga tabelat në Jug, Dule: Nuk shkohet në BE kështu...

Fshirja e greqishtes nga tabelat në Jug,…

Vangjel Dule, i cili mbron të drejtat e minoritetit grek, ka ngritur shqetësimin për fshirjen e greqishtes nga disa tabela rrugore në Jug të vendit.

”Ne nuk mund të shkojmë në Bashkimin Europian, të negociojmë me sukses, kur themi se i respektojmë defekato të drejtat e minoriteteve.

Dhe në mes të ditës me diell, nuk hezitojnë të marrin bojë dhe furçë e të fshijnë sinjalestikat rrugore.

Të fshijnë emërtimet në tabelat zyrtare të vendosura nga shteti”,- tha kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule.

Në aktivin e partisë, ai hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Kontributi i zotit Rama, do të mbetet në histori si një kryeministër i cili në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të vullnetshme bëri hapa mbrapa.

Në lidhje me respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetetve etnik”,– shtoi Dule.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit