Vangjel Tavo në SPAK, prefekti i Vlorës tregon për çfarë u pyet

Vangjel Tavo në SPAK, prefekti i Vlorës…

Prefekti i Vlorës Vlorës, Vangjel Tavo, u paraqit mëngjesin e kësaj të marte në ambientet e SPAK.

Pas daljes, Tavo tha për gazetarët se u pyet në cilësinë e personit, që ka dijeni për një kallëzim qe ka bërë në vitin 2021. Në atë periudhë, Tavo ka bërë disa kallëzime në Prokurorinë e Gjirokastër, kur kandidonte për deputet. Ai ka bërë disa kallëzime ku ka pretenduar se disa qytetarë të ndryshëm kanë ndikuar për shitblerje votash

Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për një kallëzim që kam bërë në vitin 2021”, tha Vangjel Tavo.

Vangjel Tavo mori postin e prefektit të Vlorës në mars të këtij viti. Ish deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim zëvendësoi në detyrë Flamur Mamaj.Në ditët e para të janarit emri i Vangjel Tavos u shfaq në të përditshmen greke “Kathemirini”.

Ajo pretendonte se kryeministri Edi Rama i kishte propozuar për të marrë drejtimin e përkohshëm të bashkisë së Himarës. Sipas gazetës, kjo lëvizje do të shërbente në zgjidhjen e ngërçit me Greqinë për shkak të çështjes “Beleri”.Lajmi i publikuar në “Kathemerini” u mohua nga Edi Rama dhe Vangjel Tavo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit