Vapa do të na përvëlojë! Sa do të shkojnë temperaturat për javën që vjen...

Vapa do të na përvëlojë! Sa do…

Mbahuni fort njerëz dhe mendoni se si të freskoheni… Këtë javë që nis nga nesër do të kemi jo vetëm një mot të mirë, por temperatura përvëluese.

Temperatura deri në 40 gradë do të jenë si pasojë e një të nxehti afrikan që pritet të na godasë vendin tonë.

Parashikimi është bërë nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim.

Depërtimi i masave ajrore të nxehta me origjinë Afrikane, do të sjellin mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Dita e enjte dhe e premte parashikohet të regjistrojnë vlerat me të larta.

Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare, do të fitojë intensitet deri në 12m/s.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit