Vapa nuk largohet me gushtin, temperaturat arrijnë deri në 42°C në ditët e para të shtatorit

Vapa nuk largohet me gushtin, temperaturat arrijnë…

Temperaturat e larta duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen bashkë me gushtin. Ditët e para të shtatorit pritet të vijojnë nën ndikimin e motit të nxehtë, duke ruajtur ende karakteristikat tipike të verës.

Sinoptikanët bërjnë të ditur se fundjava do të dominohet kryesisht nga moti i qëndrueshëm dhe kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit. Megjithatë, në zonat veriore do të ketë vranësira, të cilat gjatë mesditës mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe lokale.

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa në bregdetin jugperëndimor pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 15 m/s.

Por protagoniste e ditëve në vijim do të mbetet nxehtësia. Temperaturat minimale të mëngjesit pritet të luhaten nga 25 deri në 27°C, ndërsa gjatë mesditës temperaturat do të ngjiten deri në 41-42°C.

As fillimi i javës së ardhshme nuk pritet të sjellë një ndryshim të ndjeshëm të situatës atmosferike. Vranësira kalimtare do të shfaqen në disa zona, ndërsa era do të vijojë të fryjë nga perëndimi me shpejtësi rreth 4 m/s.

Termometri do të vijojë të regjistrojë vlera të larta, me temperaturat maksimale që pritet të arrijnë deri në 39°C.

Pra, edhe pse kalendari do të shënojë shtatorin, vera duket se do të kërkojë edhe disa ditë të tjera për t’u larguar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit