Temperaturat e larta në Golem duket se po ndikojnë edhe në kushtet e transportit publik. Një autobus është filmuar duke qarkulluar me derën e hapur gjatë gjithë rrugës, si një mënyrë për të lehtësuar vapën brenda mjetit.
Megjithatë, kjo mënyrë qarkullimi ngre shqetësime serioze për sigurinë, pasi udhëtimi me derën e hapur mund të përbëjë rrezik për pasagjerët, veçanërisht në rast frenimi të papritur apo lëvizjes së tyre gjatë udhëtimit.
Qytetarët kërkojnë që autoritetet përkatëse të marrin masa për garantimin e kushteve të sigurta dhe të përshtatshme të transportit, sidomos gjatë ditëve me temperatura ekstreme.