“Vareni në shesh”, vrasja e Xhuljano Bullarit në Vlorë, flet nëna e autorit të dyshuar: Më 5 gusht kishte dalë nga burgu, ditën e ngjarjes…

“Vareni në shesh”, vrasja e Xhuljano Bullarit…

Nëna e 39-vjeçari Bledar Selmanaj, i cili akuzohet për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, ka folur në lidhje me ngjarjen.

Ajo është shprehur se djali i saj kishte dalë nga burgu më 5 gusht dhe se nuk dinte asgjë se djali i saj ishte i përfshirë në këtë çështje.

Nëna e autorit të dyshuar tha se pasi djali kishte dalë nga burgu kishte marrë një shtëpi dhe jetonte larg nga ata.

Ajo ndër të tjera është shprehur se nëse djali i saj ka lidhje me ngjarjen të vritet në “mes të Tiranës”.

“Djali im ka dalë më 5 gusht nga burgu. Neve i kishim të shkëputura lidhjet me të këtu e 12 vjet, i kishim bërë dalje, se gjithmonë shqetësime na ka sjellë. Ka dalë në shtëpi më vete, kishte një dhomë. Vetëm unë si nëna e tij flisja me të, më kërkoi një telefon dhe ja dhashë që të kisha kontakt me të. E merrja dhe e pyesja ku ishte, më thoshte që ka dalë deri te xhamia ose në Lungomare dhe do kthehej. Ditën e krimit, unë e kam parë deri nga ora 12, e kam parë që ishte te shtëpia e tij, sepse unë jetoj larg, jo në shtëpi me të. E kam parë prapë, ka qenë ora 21:00, ose 21:15, pastaj kam marrë fëmijët dhe i kam çuar në gjumë.

Të dielën ka ardhur policia, kur shkova, nuk e gjeta djalin në shtëpi. Vajta me vrap te shtëpia e tij dhe pashë policët që nxorën një armë nga dheu. Ju luta policëve për një deklaratë dhe ju thashë se po u vërtetua që djali im e ka vrarë atë, unë do ta vras me duart e mia. I bëj thirrje Prokurorisë së Përgjithshme mos ta mbajnë në burg atë djalë, por ta çojnë në mes të Tiranës dhe t’i japin plumbin. Përndryshe vij dhe unë, nëna e tij, dhe e vras vetë me duart e mia. Të ma bien edhe sot, unë e vras vetë, nëse ka pasur dorë në krim”, është shprehur mes të tjerash nëna e autorit të krimit, raporton “news24”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit