Varfëria ekstreme, vogëlushja humb ditën e parë të shkollës, nuk ka rroba dhe çantë

Varfëria ekstreme, vogëlushja humb ditën e parë…

Varfëria ekstreme ka bërë që një vogëlushe 8 vjeçare të humbë ditën e parë të shkollës.

“Mami s’ka lekë që të më blejë çantën”, shprehet 8 vjeçarja Eglina.
Ajo jeton në Elbasan por sot kur të gjithë vogëlushët nisën shkollën, ajo e pati të pamundur të shkonte. Mes lotësh Eglina tregon se vështirësitë ekonomike të familjes së saj.

 “Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë, nuk kam çantë, nuk kam rroba që të iki në shkollë.”

Fatbardha, nëna e vajzës vuan nga një sëmundje e rëndë, dhe 10 mijë lekë ndihmë ekonomike që merr duhet të bëjë vizita të herëpashershme.

“Nuk kam lekë. Kam 100 mijë lekë të vjetra kemp. Herë pas herë shkoj në spital në Tiranë.”

Ajo thotë se ndihet e trishtuar teksa sheh se nuk mund tua plotësojë kushtet dy vogëlusheve të saj Eglinës dhe Anisës së vogël.

“Është shumë e vështirë. Kur ikin fëmijët e tjerë në shkollë dal te dera e qaj, sepse fëmijët e mi rrinë në shtëpi. Dua ta çoj si gjithë të tjerët në shkollë.”

Bashëkshorti i Fatbardhës i ka braktisur ato 2 vite më parë, ndërsa aktualisht ajo bashke me vajzat jetojnë në shtëpinë e motrës, edhe ajo në kushte tepër të vështira.

Nuk është hera e parë kur vogëlushët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë për shkak të pamundësisë ekonomike dhe kushteve tejet të vështira.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit