Varianti i katërt në botë! India zbulon mutantin e dyfishtë të koronavirusit

Varianti i katërt në botë! India zbulon…

Në një kohë që shumë vende po përballen me valën e tretë të infeksioneve me Covid, variantet e mutuara po ‘ndihmojnë’ edhe më shumë në rritjen e këtyre rasteve.

Deri më tani në gjithë botën janë konfirmuar vetëm tre variante zyrtare të Covidit, varianti britanik, brazilian dhe ai i Afrikës së Jugut.

Por kohët e fundit edhe vende të tjera të botës kanë raportuar për variante të reja që besohet se janë vendase pasi nuk kanë ngjashmëri me variantet e konfirmuara më parë.

Së fundmi India ka zbuluar një “variant të dyfishtë mutant” të koronavirusit në 206 mostra në shtetin perëndimor të Maharashtra, i cili po përballet shumë rëndë me virusin e tani edhe variantin e ri, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i qeverisë.

Varianti i ri u zbulua gjithashtu në nëntë mostra në kryeqytetin New Delhi, tha drejtori i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve, Sujeet Kumar Singh, në një konferencë shtypi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit