Varianti i ri i Covid po përhapet globalisht, konfirmohen rastet e para në Indi

Varianti i ri i Covid po përhapet…

Gjashtë raste të variantit të ri më të transmetueshëm të Covid-19, të identifikuar së pari në Britani, janë konfirmuar në Indi. Gjashtë individët që u kthyen nga Mbretëria e Bashkuar po mbahen në izolim, thanë zyrtarët të martën. India iu bashkua listës të vendeve të tjera javën e kaluar në pezullimin e fluturimeve nga MB. Zyrtarët kanë filluar gjurmimin e kontakteve, kontaktet e ngushta dhe anëtarët e familjes së gjashtë individëve të cilët rezultuan pozitiv ndaj variantit të ri.

Varianti i ri është dukshëm më i transmetueshëm se llojet e mëparshme, por jo domosdoshmërisht më i rrezikshëm, thonë ekspertët.

Me më shumë se 10 milion raste të konfirmuara deri më tani, India ka ngarkesën e dytë më të lartë të infektimeve në botë pas SH.B.A.

Siç kemi raportuar tashmë, India është bërë vendi i fundit që konfirmon rastet e variantit të ri të koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të paktën 20 vende dhe territore të tjera kanë raportuar gjithashtu infektime me llojin e ri, duke përfshirë:

Evropë: Hollandë, Danimarkë, Francë, Itali, Spanjë, Zvicër, Suedi, Finlandë, Irlandë, Gjermani, Islandë, Belgjikë

Amerika e Veriut: Kanada

Azia dhe Australia: Japonia, Singapori, Hong Kongu, Koreja e Jugut, Australia

Lindja e Mesme: Izrael, Liban/Dosja.al

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit