Varianti indian po rrezikon një nga vendet më të vaksinuar në botë

Varianti indian po rrezikon një nga vendet…

Gjithçka dukej shumë mirë. Britania e Madhe po udhëhiqte jo vetëm në Europë për numrin e të vaksinuarve kundër koronavirusit të ri. Dalja nga izolimi dukej çështje ditësh.

Por mediat britanike thonë se vendi është i rrezikuar për shkak të variantit indian.

Sipas gazetës ‘Guardian’, varianti i rrezikshëm ka mbërritur në Britani dhe mund ta dërgojë vendin drejt një vale të tretë të koronavirusit. Disa ekspertë thonë se vala e tretë mund të jetë më e butë se dy valët e para. Por modelet parashikojnë se spitalet mund të ngarkohen sërish.

Sipas grupit të ekspertëve pranë qeverisë, varianti indian mund të sjellë të paktën 1 mijë vdekje çdo ditë në verë.

Vetë kryeministri britanik, Boris Johnson e ka pranuar se varianti indian mund të rrezikojë seriozisht heqjen e izolimit. Johnson ka deklaruar se do të përshpejtohet procesi i vaksinimit të popullsisë.

Sipas Daily Mail, ekspertët janë thuajse të sigurt se varianti indian i bën vaksinat joefektive.

Britania parashikon një dalje nga izolimi javën tjetër.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit