Gjyli dhe Elezi, të cilët kanë qenë në varësi të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishin paraqitur edhe disa ditë më parë në SPAK. Në atë kohë, ata u morën në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.
Paraqitja e tyre lidhet me hetimet për çështjen që përfshin Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH-së. Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi përmbajtjen e pyetjeve që u janë drejtuar dy ish-zyrtarëve apo mbi deklarimet e tyre përpara prokurorëve.